ShqipAI SDK
Një mënyrë e lehtë për të ndërvepruar me ShqipAI dhe shërbimet e saj për menaxhimin, aksesimin e transkriptimeve dhe më shumë. Përfshin mjete ndihmëse dhe funksione shtesë krahasuar me API-në standarde. Quhet SDK sepse ofron një grup mjetesh për të ndërvepruar me API-në.
Ne po punojmë për ta sjellë SDK-në në gjuhë të tjera në të ardhmen e afërt. Si për shembull Python, Go, PHP, etj. Në këtë rast nëse nuk keni mundësi ta përodrni SDK-në, mund të përdorni API-në e ShqipAI (opens in a new tab).
Instalimi
npm install shqip-ai
Importimi i SDK-së
import { InitShqipAI } from 'shqip-ai'
import { SHQIP_AI_API_KEY } from '@/data'
await InitShqipAI(SHQIP_AI_API_KEY)
SDK-ja është projektuar të funksionojë vetëm në mjedise serveri për shkak të token-it nga ShqipAI. Ky token nuk duhet të ekspozohet, pasi do t'u lejonte personave të tjerë të kenë qasje në llogarinë tuaj.
Llogaria
Për të pasur akses në ShqipAI, duhet të keni një llogari. Më pas, mund të merrni token-in nga aty për ta përdorur. Për të pasur akses në API-n e ShqipAI, duhet të kontaktoni ekipin e ShqipAI.
Krijoni një Llogari
Vizitoni ShqipAI (opens in a new tab) dhe hyni ose krijoni një llogari me Google-in tuaj.
Shkoni te Cilësimet e Llogarisë
Vizitoni faqen e Çelësave të API (opens in a new tab) dhe do të shihni një token që është gjeneruar për ju.